Shqiperia

Futen në grevë urie të dënuarit e burgut të Drenovës, ja arsyet

Të dënuarit në burgun e Drenovës janë futur në grevë.
Burimet e para flasin se në grevë është futur godina 3 dhe paraburgimi prej më se 5 ditë.
Arsyet që kanë cuar drejtë grevës së urisë janë disa, por më parësore janë kushtet e vështira brenda në mjediset e burgut.

Të dënuarit nuk lejohen të takojnë familjarët dhe kushtet e sigurisë, kanë bërë që të burgosurit të futen në grevë urie.

Ndërkaq burime bëjnë me dije se të dënuarve iu është bërë presion nga drejtuesit se nëse nuk lënë grevën do transferohen në burgje të qyteteve të tjera konkretisht në Burrel.

OPINIONE