Gafa policore: arrest personit qe i ra te fikët dhe u rrezua mbi një paisje mjeksore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pediatrinë e QSUT. Mësohet se një foshnjë 4 muajshe ka ndërruar jetë .
Por lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, ndërsa babai, shtetasi me inicialet V.Z 36 vjeç, në kushte të rënda  psikologjike është rrezuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të reanimacionit.
Pas kësaj ngjarje policia ka ҫuar në ndjekje penale 36-vjeҫarin i cili akuzohet për “shkatërrim i pronës nga pakujdesia” e cila dënohet me gjobë ose deri në 3-vite burg.
“Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Z vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit. Neni 161 i Kodit Penal.”,-njofton policia.
“Neni 161 Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”,-thuhet në nenin 161 të Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne