Gaza, një palestinez i vrarë dhe 3 të plagosur në sulmet izraelite

Në sulmet ajrore izraelite të kryera në zona të ndryshme në Gaza, një palestinez është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Esref al-Qudra, konfirmoi se 25-vjeçari Naq ez-Zeanin u vra në Beyt Lahy në veri të Gazës.

Ai gjithashtu vuri në dukje se avionët luftarakë izraelitë bombarduan zona të ndryshme në Gaza në mëngjes dhe se tre palestinezë u plagosën.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, shkroi në rrjetin social se “avionët ushtarakë bombarduan një celulë në veri të Gazës, e cila po përgatiste sulm ndaj Izraelit”.

Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm tha se avionët luftarakë u janë kundërpërgjigjur sulmeve të kryera nga Gaza në jug të Izraelit.

Mediat lokale raportojnë se ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, urdhëroi që kufijtë Kerm Abu Salim dhe Beyt Hanun (Erez) të mbylleshin në përgjigje të sulmit me raketa.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne