Gaza, shënohen dy rastet e para me koronavirus

Në Rripin e Gazës nën okupim shënohen dy rastet e para me koronavirusin e ri (Covid-19).

Zv.ministri i Shëndetësisë, Yousef Abu Al-Rish në një konferencë për media tha se dy persona të kthyer nga Pakistani të enjten që kaloi janë diagnostikuar me Covid-19.

Dy personat në fjalë janë vendosur në karantinë që nga hyrja e tyre në pikën kufitare Rafah dhe të njëjtit nuk kanë hyrë brenda qytetit, njoftoi Yousef.

Më tej ai shtoi se nuk ka pasur raste të Covid-19 më parë në Gaza dhe se rastet me koronavirus shënohen për herë të parë.

Pasi ka nënvizuar se në kuadër të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndeësisë zbatohet karantina e detyrueshme për personat që hyjnë nga jashtë në Gaza, Yousef Abu Al-Rish theksoi se në qytet është ndërprerë falja e namazit të xhumasë deri në një vendim të dytë si dhe janë mbyllur sallat e dasmave, kafenetë dhe restorantet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne