Gazetarët: Dorëheqja është e befasishme; kujt deshi t’i vinte prangat? A e goditi ‘Forca e Ligjit’ edhe Fatmir Xhafajn?

Gazetarët janë duke komentuar në mënyrë intensive dorëheqjen e papritur të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Dorëheqja e Xhafajt po konsiderohet e befasishme dhe e palogjikshme në një kohë kur policia sapo kishte nisur goditjet e grupeve të rrezikshme kriminale, në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Dhe është pikërisht ky operacion ku shumë gazetarë hedhin dyshime se ka “goditur” edhe ish-ministrin Xhafaj. Disa prej gazetarëve e lidhin shkarkimin e Xhafajt edhe me zhvillimet e fundit që lidhen me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, për të cilin opozita deklaron se është lëshuar një urdhër arresti.

Klodiana Lala, News 24: Është e çuditshme që dorëheqja e Xhafajt vjen pikërisht në kohën kur policia po godiste grupet e fuqishme kriminale.

Armand Bajrami, Abc News: “Kush guxon të bëj ‘të fortin’ përballe shtetit, Policia do t’i ‘nxijë’ jetën! ‘Forca e Ligjit’ në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale”. (Cit. Fatmir Xhafaj, 23 tetor 2018)

Sokoli, Fax News: Duket e palogjikshme dorëheqja në këtë moment. Sukseset në muajt e fundit kanë qenë të dukshme.

Keti Banushi, Ora News: Ishte e befasishme dorëheqja e Xhafajt. Nuk kishte dhënë shenja për këtë veprim.

Esiona Konomi, Report Tv: Vendimi është surprizuese, nuk kishte dhënë asnjë sinjal. Xhafaj kishte marrë së fundmi falënderime për aksionet. Ndërkombëtarët janë shfaqur gjithnjë në krah të Xhafajt.

Klodian Tomorri, Top Channel: Çështja është kujt deshi me i vu prangat ministri i Brendshëm, që nuk e lanë? Ose kujt ja vuri prangat pa marrë leje?

Anila Basha, Newsbomb: Sot duhet shkruar: Kur xhuxhi i bën kosh të gjatit.

Ervin Goci, pedagog i gazetarisë: U fut dhe “xhuxhi” si personazh te Eposi i Kreshnikëve..

Dorëheqja e Xhafajt; Saimir Tahiri anulon konferencën e shtypit

Lulzim Basha reagon pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt: Është vetëm fillimi i shkërmoqjes

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne