Gazetarët libianë mblidhen për të dënuar vrasjen e fotografit të agjensisë së RT-së

Vdekja e fotografit të mirënjohur, Mohamed Ben Khalifa , i cili ka punuar me Ruptly dhe AP të RT-së , i kishte lënë kolegët e tij libian të tronditur pasi dhjetëra gazetarë dolën në rrugë për të denoncuar dhunën ndaj mediave.

Në Tripoli, disa prej protestuesve kishin gojën e tyre të mbyllur në mënyrë simbolike. Gazetarët mbanin portrete të Ben Khalifa dhe slogane në gjuhët arabe, angleze dhe frënge, duke lexuar Libia pa media dhe Gazetaria nuk është krim.

“Ai vdiq ndërkohë që po mbronte dhe kërkonte të drejtat tona si gazetarë”, tha kolegu i tij Tariq al- Houni për kolegun e tij të vrarë.

Njerëzit e medias në Bengazi nxorën një deklaratë të përbashkët, duke thënë: “Ne dënojmë shkeljet më të fundit të kryera nga milicitë e armatosura që përpiqen të trembin dhe shtypin gazetarët”.

 

Ben Khalifa u vra në një granatim në afërsi të Tripolit të shtunën pasi ai ishte duke mbuluar dhunën midis grupeve të armatosura rivalizuese. 35-vjeçari ka len pas gruan e tij dhe vajzen gjashtë muajshe.

Ai ishte një nga fotografët dhe gazetarët kryesorë në Libi, kishte punuar me agjensinë video të RT Ruptly që nga viti 2016, duke prodhuar dhjetëra histori rreth luftimeve në vend dhe gjendjes së vështirë të emigrantëve, duke ikur për në Evropë./ RT/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne