Shqiperia

Gazetari Hoxha: Ekuadori baza ku shqiptarët porosisin drogën, një verior është kontakti

Gazetari u shpreh se Çekaj është një individ i rëndësishëm përderisa i është besuar një ngarkesë kaq e madhe. Sipas tij një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktet e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador.

“Alarmet që po vinin nga Europa tashmë janë të provuara, ne nuk kemi të bëjmë më me celula të pa rëndësishme, tani kemi pjesën tonë të trafikimit të drogës në rrjetin ndërkombëtar. Ekuadori është baza ku shqiptarët porosisin drogën. Një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktet e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador,” – tha Hoxha.