Gazetari u gjet i copëtuar dhe i shpërfytyruar, Trump bën deklaratën e fortë

Gazetari u gjet i coptuar dhe i shpërfytyruar, paralajmëron Trump: Kushdo që ka organizuar komplotin…

Presidenti i SHBA Donald Trump e ka konsideruar përgjigjen e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi si mbulimin më të keq ndonjëherë të një vrasje.

Presidenti Trump ka paralajmëruar se kushdo që ka organizuar komplotin do të jetë në telashe të mëdha.

“Ata kishin një koncept shumë të keq. Vrasja ishte kryer aq keq saqë ishte mbulimi më i keq në historinë e vrasjeve. Kushdo që mendoi idenë, është në telashe të mëdha. Duhet të jetë në telashe të mëdha”, tha Trump.

Kujtojmë që ditën e djeshme u gjetën disa pjesë të trupit të gazetarit të vrarë saudit Xhamal Kashogi në kopshtin e rezidencës të Konsullatës së përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Ndërkaq, sipas Sky News trupi i tij është gjetur i copëtuar dhe fytyra e shpërfytyruar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne