Bota

Gazsjellësi Rrjedha Turke do të kalojë përmes Bullgarisë dhe Serbisë

Kompania ruse “Gazprom” ka vendosur që gazsjellësi “Rrjedha Turke” të kalojë përmes Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe Sllovakisë. Të gjitha procedurat përgatitore për këtë proces iu përkasin këtyre vendeve, shkruan gazeta ruse, Komersant.

Gazeta potencon se furnizimet e para me gaz në Bullgari dhe Serbi do të fillojnë në vitin 2020 ,përderisa në Hungari gazi rus do të mbërrijë një vit më vonë, gjë që do t’i mundësojë Gazpromit të ndalë plotësisht furnizimin përmes Ukrainës.

Në plan është që në këtë gazsjellës të kyçet edhe Greqia. Supozohet që kjo të bëhet përmes Bullgarisë. Po ashtu thuhet se Greqia, gazin nga Azerbajxhani, do ta zëvëndësojë me atë rus pas përfundimit të tubacionit të gazsjellësit “TAP” që gjithashtu, është planifikuar për vitin 2020-të.

Gazeta ruse përmend edhe faktin e ndalesës së gazsjëllësit “Rrjedha Jugore” të cilin BE-ja e ndaloi në vitin 2014 nën presionin e SHBA-ve.

Këtë herë, thekson gazeta, do të jetë shumë më e komplikuar të ndikohet në pezullimin e projektit të Gazpromit, pasi është në përputhje me ligjet e BE-së.

OPINIONE