Gjaku i tyre lau rrugën, pse studenti i infermierisë qëlloi për vdekje Arielën?

E quajnë Aldosen Beluli dhe ditën e sotme i bëri gjëmën familjes së tij, vetes, e madje, edhe familjes së një vajze të re nga qyteti i Fierit, Ariela Muratit.

Ky që shikoni në fotot e mëposhtme është autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku Aldoseni qëlloi me 5 plumba Arielën, e si pasojë ajo ndërroi jetë.

Aldo është student mjekësie dhe duket se prej kohësh kishte një pëlqim dashuror, më shumë se shok, ndaj 21-vjeçares.

Ajo e refuzonte herë pas here 23-vjeçarin dhe duket se kjo e ka tërbuar edhe më shumë Aldon, i cili pasi qëlloi Arielën, e drejtoi armën nga vetja.

E reja ishte duke shkuar në shtëpinë e motrës së saj, e cila jeton pranë Shkollës së Bashkuar, kur Aldoseni i zuri pritë dhe nuk i ndali plumbat ndaj saj.

Ajo ndërroi jetë, ndërsa Aldoseni ndodhet në gjendje kritike.

Policia ka gjetur në vendngjarje gjashtë gëzhoja, armën e krimit si dhe celularët e dy të rinjve. Aparatet celulare janë duke u hetuar, për të kuptuar bisedat që ata kishin bërë më parë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne