Gjatë përleshjeve në Libi janë vrarë 106 persona

 Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit gjatë përleshjeve në Tripoli të Libisë.

Pas armëpushimit 14 ditor sërish kanë ndodhur përleshjet mes dy palëve në atë qytet. Nga Ministria libiane e Shëndetësisë konfirmuan se të premten ndodhi përleshje mes grupeve të milicisë ku u vranë dhjetë persona. Në mesin e të vdekurve gjenden pesë civilë, duke përfshirë edhe një të huaj.

Ata konfirmuan se nga fundi i muajit gusht në këtë qytet libian humbën jetën 106 persona dhe 365 persona u plagosën, ndërsa 18 të tjerë janë zhdukur.

Tripoli nga 26 gushti ka qenë bastion përleshjesh. Misioni i Kombeve të Bashkuara për mbështetje në Libi (UNISMIL) më 4 shtator bëri të ditur se është arritur armëpushim, me qëllim të ndërprerjes së luftimeve mes forcave rivale në Tripoli, pasi pretendohet se humbën jetën dhjetë persona.

Muamar Gadafi u rrëmbye dhe u vra në gusht të vitit 2011 gjatë protestave masive kundër regjimit të tij në Libi. Që atëherë, Libia gjendet në një krize të thellë politike dhe të sigurisë në të cilën funksionojnë shumë milicia dhe dy qeveri, një në Tobruk dhe tjetra në Tripoli.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne