Rajoni

Gjenden emigrantë të ngrirë në Bosnjë

Shërbimi i shpëtimit malor i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës ka gjetur katër emigrantë të ngrirë, të cilët kishin humbur rrugën e tyre në malin Pljeshevica afër Bihaçit.

Sipas Shërbimit të Shpëtimit Malor, dy njerëz janë në një gjende të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë të ftohur, por jashtë rrezikut për jetën.

“Të dielën në orën 19.15, ekipi i Shërbimit malor -stacionit Bihaç gjeti katër persona të humbur”, tha Shërbimi i shpëtimit malor.

Shërbimi i shpëtimit malor nga Bihaq ka kërkuar një grup emigrantësh në malin Pljeshevica që nga mbrëmë kur ata edhe kishin humbur.

OPINIONE