Gjendet i mbytur në Mullet 68-vjeçari, detajet e policisë

Një 68-vjeçar është gjetur i mbytur në Mullet në orë e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:25.

Policia e Tiranës sqaron se në trupin e vīktimës, shtetasit me inicialet Sh.P., nuk janë konstatuar shenja dhūne.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Me datë 22.08.2020, rreth orës 03:25, në Lumë, në Mullet, është gjetur i mbytur shtetasi Sh.P., rreth moshës 68 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhūne dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht,” thuhet ne njoftimin e policisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne