Gjendet i pajetë në spital ndihmës anestezisti, detajet e policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë.

Ndihmës anestezisti i një spitali është gjetur pa shenja jete në hollin e spitalit.

Sipas policisë dyshohet se 46 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Informacion paraprak

Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne