Rajoni

Gjeneralët serbë: Pse Prishtina do “kokat” tona

Media serbe B92 shkruan se gjeneralët serbë kanë reaguar, pasi në një vendim të fundit, gjykatave të Kosovës iu lejohet që të gjykojnë edhe krimet e kryera në Kosovë ndaj popullatës etnike shqiptare.

Në lidhje me këtë vendim, gjenerali në pension Ljubisha Dikoviç, ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe (komandant) gjatë luftës në Kosovë duke folur për “Sputnik” tha se BE, EULEX dhe të tjera organizata europiane e botërore “janë duke mbajtur anën e shqiptarëve”. Sipas tij, është e habitshme sesi BE dhe organizmat europiane të drejtësisë “nuk ndjekin rebelët shqiptarë, por ushtarakët serbë”.

“Fakti që gjykata është në dorën e shqiptarëve, tregon qartë se në çfarë ane është BE, EULEX etj. Nuk është ndonjë çudi që Prishtina të na ngrejë akuza. Ne si ushtarakë të Serbisë kemi zbatuar ligjet në fuqi të shëtit”, tha Dikoviç.

Gjenerali Bozidar Deliç tha se këto akuza bëhen “nga një shtet i udhëhequr prej organizatave kriminale”, kurse quajti UÇK-në një “organizatë terroriste”. Deliç tha se nëse do të thirret nga gjykata në Prishtinë, nuk do të shkojë, pasi për të “Kosova nuk është shtet”.

Gjenerali Momir Stojanoviç ka marrë zyrtarisht akuzë se ka nxitur vrasje të shqiptarëve, por ai mohon gjithçka.

OPINIONE