Bota

Gjermanët urgjentisht kërkojnë punëtorë

Numri i vendeve të pa plotësuar të punës në Gjermani ka arrit vlerën rekorde në gati 1,2 milionë në tremujorin e fundit ë vitit të kaluar.

Instituti për hulumtimin e tregut të punës (IAB) në Nyrnberg thekson se kërkesa më e madhe e punëtorëve është në sektorin e përpunimit dhe atë të ndërtimtarisë.

Ndërmarrjet gjermane të ndërtimtarisë në këtë moment kërkojnë rreth 100.000 punëtorë të profileve të ndryshme.

Mirëpo, mungesa e ekspertëve paraqitet në gati të gjithë sektorët, dhe në mes të profesioneve më të kërkuar janë elektroteknikët, mekanikët, teknikë të medicinës, inxhinierët e të gjitha profileve, si dhe zanatet klasike siç janë metalpunuesit dhe hidraulikët.

Kërkesë e madhe, si zakonisht, është për personel mjekësor, dhe në kohën e fundit po mbretëron edhe mungesë e madhe e instruktorëve të vozitjes, gjë që është në lidhje me mungesë edhe të vozitësve të autobusëve dhe kamionëve.

Të përkujtojmë, sindikatat gjermane dhe punëdhënësit kanë arrit marrëveshje kohë më parë mbi rrogat më të larta dhe orar më të mirë të punës, dhe kështu e kanë zgjedhur kontestin i cili shkaktoi shumë greva në fund të janarit dhe fillim të shkurtit.

Është marrë vesh për rritje të rrogave për 4,3 për qind prej 1 prillit, si dhe mundësia e orarit fleksibil të punës.

Punëtorët do të kenë të drejt ta zvogëlojnë orarin e punës deri në 28 orë në javë gjatë më së shumti dy viteve, gjë që ishte kërkesë e sindikatave.

OPINIONE

INTERVISTA