Forcat e Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr) me planin strategjik prej 1.000 faqesh që kanë përgatitur kanë filluar të trajnojnë kompanitë se çfarë duhet të bëjnë në rast lufte.
Sipas lajmit të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Forcat e Armatosura Gjermane po ofrojnë trajnime për kompanitë në bazë të “Planit Operativ Gjerman” të miratuar nga qeveria.
Takimi i parë i prezantimit të planit prej 1.000 faqesh, detajet e të cilit janë të fshehta, u mbajt në Dhomën e Tregtisë së Hamburgut.
Në trajnime shpjegohen strategjitë që do të zbatohen në mbrojtje kundër çdo kërcënimi nga Rusia apo se si të veprohet në rast tensioni.
Në planin strategjik ku listohen të gjitha strukturat dhe objektet e infrastrukturës që ia vlen të mbrohen veçanërisht për arsye ushtarake, përfshihen edhe plane të detajuara se si do të përparohet në rast mbrojtjeje ose tensioni.
Me trajnimin që ka filluar t’u jepet kompanive në kuadër të planit të përgatitur, thuhet se synohet informimi i kompanive rreth asaj se çfarë duhet të bëjnë në rast lufte./ AA