Gjermani, i arrestuari pranon sulmin ndaj gazetares bullgare

Prokuroria gjermane njoftoi se i dyshuari për vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova, ka pranuar sulmin, por mohoi përdhunimin dhe vrasjen e saj.

Zyra e prokurorisë në qytetin Celle sot ka njoftuar se i dyshuari, i cili në Bullgari është identifikuar si 21-vjeçari Severin Krassimirov, ka thënë se nuk kishte për qëllim të vriste gazetaren e televizionit Marinova.

Prokuroria deklaroi se i dyshuari ka pranuar se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës kur në park hyri në polemikë me një grua që nuk e njihte. Më tej shtojnë se ai u ka thënë se e ka goditur në fytyrë dhe e ka hedhur në shkurre, por ka hedhur poshtë qëllimin për ta vrarë.

Krassimirov, i cili u arrestua në Gjermani në bazë të urdhrit evropian, do të ekstradohet në Bullgari brenda 10 ditëve.

Gazetarja e një televizioni lokal, Marinova u vra të shtunën me ngulfatje në qytetin Ruse në veri të vendit.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne