Gjermani – Macron: Evropa duhet të jetë më e pavarur

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të dielën se Evropa duhet të jetë më e pavarur nëse dëshiron që në të ardhmen të jetë ambicioze në botë.

Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani për ceremoninë përkujtimore të viktimave të Luftës I Botërore, Emmanuel Macron tha se Evropa e sidomos Gjermania dhe Franca kanë një mision që të mos lejojnë zhytjen e botës në kaos.

“Evropa duhet të jetë më e fuqishme dhe më e pavarur”, u shpreh Macron duke shtuar se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen dhe sigurinë e saj.

Kreu i shtetit francez më tej vuri në dukje se nevojitet një hegjemoni më e madhe evropiane.

“Kjo luftë nuk u fitua, kjo luftë nuk u fitua asnjëherë”, tha ai duke e ftuar Gjermaninë për t’u përpjekur më shumë për ta bërë Evropën më rezistente ndaj një periudhe të re nacionaliste.

Duke theksuar nevojën e luftimit të përbashkët kundër ndryshimeve klimatike, konflikteve tregtare dhe sfidave të tjera, Macron tha se këtë ia kanë borxh Evropës.

Macron theksoi se Gjermania ka mposhtur “djajtë e etur për gjak të nacionalizmit”.

“Jam krenar që Franca ka luajtur rol në këtë ringjallje”, përfundoi ai. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne