Gjermani, qindra persona sulmojnë policinë në Stuttgart

Qindra persona në qytetin Stuttgart të Gjermanisë sulmuan policinë dhe thyen xhamat e dyqaneve.

Në një deklaratë nga policia e Stuttgartit thuhet se një numër i madh personash u mblodhën në mesnatë dhe marshuan drejt sheshit “Schloss” pasi policia kreu kontrolle për drogë në qendër të qytetit.

Turma u shpërnda në grupe në rrugët anësore dhe sulmoi punonjësit dhe automjetet e policisë me gurë dhe shkopinj, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se gjatë ngjarjeve policia u sulmua me gurët e kalldrëmit të hequr nga rrugët.

Gjithashtu u thyen xhamat e shumë dyqaneve si dhe pati plaçkitje.

Si pasojë e ngjarjeve u plagosën shumë policë ndërsa mbi 20 persona u arrestuan. Nga zonat përreth u dërguan mbi 200 policë në Stuttgart kurse situata u qetësua në orët e mëngjesit.

Sipas mediave lokale, gjatë ngjarjeve ku morën pjesë rreth 500 persona thuhet se një zëdhënës i policisë ka thënë se “situata doli plotësisht nga kontrolli”.

Kryetari i Bashkisë së Stuttgartit, Fritz Kuhn në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se është i shokuar nga sulmi ndaj policisë dhe shkatërrimeve në qytet. “Kjo ishte një ditë e trishtuar për Stuttgartin”, tha ai./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne