Gjermani/ Ruçi e Balla: Do bëjmë maksimumin për negociatat me BE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u pritën sot  në Gjermani nga Ministri për Evropën, Michael Roth. Në fjalën e tij Ruçi u shpreh se Shqipëria po bën maksimumin që negociatat të hapen në muajin qershor.

“Të vendosur për axhendën e reformave për integrimin. Do bëjmë maksimumin  që negociatat të çelen në qershor”, tha Ruçi.

Ndërkohë  ministri gjerman vlerësoi Reformën në Drejtësi duke e konsideruar atë si të suksesshme. Ai  mes tjerash shprehu keqardhje që Kosova nuk u anëtarësua në INTERPOL.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” Balla  shprehet se tani është koha për të nisur bisedimet për hapjen e negociatave. Nga ana tjetër izolimin dhe mungesën e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, Balla e cilësoi si një turp.

“Kur është fjala për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, Ministri i Shtetit për Evropën Michael Roth @MiRo_SPD mbetet një mbështetës i fortë dhe i përkushtuar. Tani është momenti për të filluar bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri. Ndërsa mbajtja e regjimit të vizave për Kosovën është një turp”,shkruan  Balla.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne