Gjermani – SHBA-ja kërcënon me sanksione kompanitë e përfshira në projektin “Rrjedha e Veriut 2”

Sipas një artikulli të gazetës në fjalë, ambasadori Grenell i ka paralajmëruar kompanitë gjermane se mund të përballen me sanksione amerikane, përmes një letre në adresë të tyre.

Në letrën që shefi i misionit diplomatik amerikan në Berlin u ka dërguar kompanive pjesëmarrëse në projektin “Rrjedha e Veriut 2”, i cili parashikon transmetimin e gazit rus në Gjermani përmes një tubacioni nën detin Baltik, theksohet se ato (firmat) mund të ndëshkohen në kuadër të Aktit për të Luftuar Armiqtë e Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA).

“Bild am Sonntag” citon ambasadorin Grenell të ketë thënë se me projektin “Rrjedha e Veriut 2” do të eliminohet nevoja e transmetimit të gazit natyror përmes Ukrainës në Evropë, situatë kjo që do shkaktonte humbjen e kartës së fortë që Ukraina zotëron kundër politikave agresive të Rusisë.

Përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një tjetër vend që i kërkon Gjermanisë të largohet nga projekti “Rrjedha e Veriut 2” është edhe Polonia./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne