Bota

Gjermani – Sulm ndaj xhamive në qytetin Mainz

Simpatizantët e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK kanë sulmuar një xhami në qytetin Mainz të Gjermanisë.

Simpatizantët e organizatës terroriste shkruan emrat e organizatave terroriste dhe të liderëve të tyre në muret e xhamisë “Selimiye” të Qendrës Kulturore Turke të Unionit Turko-Islam të Evropës dhe në muret e xhamisë “Eyup Sultan” të Federatës Turke të Ujqve të Murrmë në qytetin Mainz.

Si rezultat i hetimeve të filluara nga ana e policisë pas denoncimit janë ndaluar dy persona.

Kryetari i Shoqatës së Qendrës Kulturore Turke në Mainz, Koksal Akçay dënoi ashpër sulmet e simpatizantëve të organizatës terroriste ndaj qendrave të adhurimit që shënuan rritje kohëve të fundit në Evropë me në krye Gjermaninë.

Akçay tha se këto lloj sulmesh, të cilat shënuan rritje kohëve të fundit janë mjaftë shqetësuese./ trt

OPINIONE