Gjermani – Xhamive në Mynih dhe Duisburg u dërgohen letra fyese

Xhamive të Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) në qytetet Mynih dhe Duisburg u janë dërguar nga një letër me fotografi të derrit dhe me përmbajtje fyese.

Xhamive të Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) në qytetet Mynih dhe Duisburg u janë dërguar nga një letër me fotografi të derrit dhe me përmbajtje fyese.

Letra e parë me fotografi të derrit dhe përmbajtje fyese iu dërgua xhamisë qendrore të DITIB në Mynih në ditën e parë të Fitër Bajramit, në ditën e dytë xhamisë së DITIB në Duisburg, ndërsa ditën e tretë xhamisë qendrore të DITIB në qytetin Duisburg.

Vlerësohet se letrat e dërguara me postë nga qyteti i Mynihut kanë përmbajtje të ngjashme dhe se adresat e dërguesit janë false.

Kryetarët e Shoqatës së Xhamisë Yusuf Aydin dhe Ramazan Ceylan deklaruan se ata i dorëzuan letrat autoriteteve lokale dhe se kërkuan që autorët të kapen dhe të nxirrnin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur./gazetaere

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne