Gjermania regjistron 188 krime islamofobike në 3 muaj

Policia gjermane regjistroi 188 krime islamofobike në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Të paktën 15 xhami u sulmuan midis prillit dhe qershorit dhe dhjetra muslimanë u sulmuan fizikisht ose u ngacmuan verbalisht në rrugë ose në vende të tjera publike, ndërkohë që nëntë prej tyre u plagosën në këto sulme.

Ministria shpalosi ​​shifrat e fundit në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga partia e majtë e opozitës.

Ndërsa hetime penale u hapën kundër disa të dyshuarve, asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, konfirmoi ministria.

Gati 40 nga krimet islamofobike u regjistruan në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Gjermania ka qenë skenë e racizmit dhe islamofobisë në rritje në vitet e fundit, të nxitur nga propaganda e grupeve neo-naziste dhe partia e djathtë ekstreme opozitare Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Si vend me mbi 80 milion banorë, Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Nga gati 4,7 milionë muslimanë në vend, 3 milionë janë me origjinë turke./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne