Shqiperia

Gjimnazistët e Tiranës dhe Elbasanit bashkohen me studentët

Protestës së studentëve sot u janë shtuar edhe gjimnazet.

Sot gjimnazistët e Tiranës nuk kanë pranuar që të futen brenda oborreve të shkollës së tyre në shenjë solidarizmi dhe bashkimi më studentët që kanë 7 ditë që protestojnë.

Nxënësit e shkollës Petro Nini Luarasi, Sami Frashëri dhe shumë të tjerë janë grumbulluar para godinave të shkollës dhe thonë se do të bashkohen në protestë.

Gjithashtu  dhjetëra gjimnazistë të Elbasanit i janë përgjigjur thirrjes së studentëve për t’iu bashkuar protestës se tyre sot.

Përpara hyrjes së gjimnazeve në orën 08.00 qëndronin një numër i konsiderueshëm nxënësish, të cilët kanë refuzuar të marrin pjesë në mësim. Ndërkohë mësuesit u kanë bërë thirrje të mos bojkotojnë mësimin maturantëve. Disa prej tyre janë futur në mësim, ndërsa një pjesë tjetër është nisur  drejt sheshit kryesor të qytetit.