Gjirokastër, 13 inspektorë kallëzohen në Prokurori për ‘shpërdorim detyre’

13 zyrtarë janë kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për ‘shpërdorim detyre’. Ata janë të gjithë inspektorë në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor Gjirokastër. Siç njofton policia e Gjirokastrës, dyshohet se këtë shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, nuk kanë ushtruar detyrën funksionale duke lejuar në shumicën e ambienteve publike, private dhe shtetërore, të konsumohet duhan. Të kallëzuarit janë shtetasit I.Ç, I.R, G.S, E.S, A.S, V.B, M.Ç, V.T, M.SH, M.L, J.G, I.S dhe E.SH, banues në Gjirokastër, Memaliaj, Përmet dhe Tepelenë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne