GJUHA SHQIPE DHE ALFABETI – KONGRESI MANASTIRIT (I ALFABETIT)

Nga Azem Kovaçi
Nderrimi i Alfabetit, i te shkruarit te shqipes nga ai me shkronja Arabe ne Latine ..ishte nderrim perdorimi shkronjash dhe duhet te shihet si tille, kaq.
Dihet qe shqiptarët ndër shekujt gjate bashkesundimit Osman kanë shkruajtur shqipen me shkronja Arabe.
Ketu si fakt mund te permendim bejtexhinjet qe shkruanin me shkronja Arabe ne shqip.
Te dy alfabetet si ai Arab dhe si ai Latin perdoreshin nga Shqiptaret.
Kur thone qe shqipja e shkruar ‘lindi’ ne Kongresin te Manastirit 1908 (siç u pelqen disave ta interpretojne) eshte keqinterpretim i qellimshem dhe ka prapavije urrejtjen kunder gjithçkaje muslimane. Ne fakt ideatoret kryesore te alfabetit latin ishin musliman , Hoxha Tahsin dhe Shemsedin Sami Frashëri.
Ku në fillim të vitit 1879, komiteti shqiptar i Stambollit formoi një komision për alfabetin shqip. Komiteti caktoi Shemsedin Frashërin së bashku me Hasan Tahsinin, Vaso Pashen dhe Jani Vreton për të krijuar një alfabet të shqipes. Shemsedin Sami Frashëri krijoi një alfabet të ri të shqipes te bazuar në shkrimin latin me një parim një shkronjë, dhe një tingull.
Më 19 mars 1879 Shoqëria për Shkrimet Shqipe miratoi alfabetin e Stambollit me 36 shkronja të Shemsedin Sami Frashërit, i përbërë kryesisht nga shkronja latine, që rezultoi në botimin e librave shqip dhe nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë alfabeti i tij ishte përhapur në mesin e shqiptarëve.
Te shkruarit e shqipes edhe shekuj me pare, me alfabet Arab eshte fakt i pakontestueshem historik qe hedh poshte te gjitha tezat anti-osmane , sikur gjoja shqipja ishte e ndaluar te shkruhej dhe te flitej. Ne fakt lenia e alfabetit Arab solli nder kolapset shoqerore me te medha per Arnautet.
Propagandë dhe manipulim eshte ajo qe u eshte ushqyer per 100 vjet shqiptareve ne lidhje me shume fakte historike duke perfshire edhe alfabetin.
Ne fakt ne shek 19 edhe vendi me i zhvilluar industrial Anglia (qe ushqehej me skllaveri dhe kolonializem te afrikes dhe Indise) kishte mbi 70% te popullsise analfabet.(ku vetem pasurit dhe shtresa.e mesme kishin mundesi financiare edukimi). Pra ne lidhje me edukimin nuk ishte nje çalim ne edukim vetem i perandorise osmane por gjithe europes ne pergjithesi.
Anti-osmanet qe ne thelb jane antimuslimane vazhdojne te ushqejne tezen sikur gjoja Perandoria Osmane e ndaloi shqipen dhe kishte agjende kunder Shqipes. Ne fakt ne lidhje me vilajetet shqiptare nuk ishte ashtu siç e kane pershkruar “historianët” ortodokso sllavo-komuniste… kishte administrate…kishte literature…kishte edukim baze…medreset dhe mejtepet kane qene folete e edukimit per shkrim e lexim ne shqip me shkronja Arabe.
E sa per literature mund te permendim rikujtoj bejtexhinjet qe shkruanin shqip me shkronja Arabe!!
Ku nder dëshmite më te hershme te shkrimit të poezive me alfabet arab është poezia me titull Imzot, mos na lërë pa kahve nga Muçi Zade, më 1725.
Krijim që përbën njëheri edhe krijimin letrar më të vjetër shkruajtur me dialektin toskë brenda në Shqipëri. Poeti i parë i madh i kësaj letërsie ishte Nezim Frakulla, i cili la një divan duke ruajtur metrikën e modeleve orientale.Mbrojtësit e Nezimit, Sulejman pashë Vërlaci i Elbasanit dhe Ismail pashë Velebishti i Vlorajve, ishin po ashtu bejtarë
Po ashtu poetët e kultivuar shkodranë Mollà Dobraçi, Mollà Pata dhe kolonjari Hasan Zyko Kamberi e popullarizuan këtë mënyrë poetike, dhe sollen bejten në ujdi me tetërrokëshin kombëtar.
Duke u pajtuar me akademikun Britanik Leon Carl Brown per Ottomanet
… ne librin e tij…”Trashegimia Perandorake: Gjurmet Ottomane ne Ballkan dhe Lindje te Mesme” botuar ne 1996 ne faqen 16 shkruan;
I cili artikulon…. “Osmanet, kishin nje sistem politik gjitheperfshires, pa dyshim me te mire se te gjithe Europes ne pergjithesi. Ishte nje sistem qe ishte pranuar nga te gjitha pakicat fetare sepse Ottomanet nuk benin presion per konvertim ne Islam…ata u ofronin pozita te larta qeverisese edhe jo muslimaneve..”
Si konkludim, mëshimit te teorise, se vetem me adoptimin e alfabetit latin u “çliruan shqiptaret nga zgjedha turke” eshte teze e qellimshme dashakeqe dhe ka nje shekull qe kerkon te distancoje shqiptaret nga lidhjet e tyre historike me Osmanlijte dhe Turqit e sotem.
Shume kush ka rene preh e kesaj teze dhe akoma te tjere bien preh çdo dite.
Uroj qe shqiptaret e ndershem te ndergjegjsohen nje dite.
Foto1: Shemsedin Sami Frashëri.
Fotot2: Deklarata e Kongresit te Manastirit me firmat e pjesemarresve./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne