Gjykata Egjiptiane le në fuqi dënimin burg i përjetshëm për Mursin

KAIRO – Një gjykatë e lartë ditën e shtunë rikonfirmoi dënimin me burg të përjetshëm kundër ish Presidentit Islamist Egjiptian të rrëzuar Muhamed Mursi bazuar në akuzat e ngritura kunder tij mbi spiunim për Katarin, tha një zyrtar gjyqësor dhe avokati i tij.

Gjykata e Kasacionit mbeshteti një dënim të mëparshëm të muajit qershor 2016 për akuzën e udhëheqjes së një grupi të jashtë ligjshëm, por rrëzoi një dënim 15 vjeçar me akuzën e vjedhjes së dokumenteve sekrete, tha avokati i tij Abdel Moneim Abdel Maqsud për AFP. Një dënim i përjetshëm në Egjipt arrin deri në 25 vjet burg dhe vendimet e gjykatës nuk mund të apelohen.

Mursi, Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, u rrëzua nga ushtria në korrik 2013 pas protestave masive kundër sundimit të tij njëvjeçar.

Gjykata gjithashtu konfirmoi dënimet me vdekje për producentin Ahmed Ali Abdu, anëtarin e ekipit egjiptian EgyptAir Mohamed Adel Kilani dhe asistentin universitar Ahmed Ismail Thabet, si dhe afatin prej 15 vjet burg për dy persona të tjerë, tha zyrtari.

Gjykimi u bazua në akuzat se të pandehurit kishin dërguar sekrete shtetërore në Katar, një aleat i ish qeverisë Islamike të Mursiut që e denoncoi përmbysjen e tij. Katari nderkohë i ka mohuar akuzat.

Shtatë vetë të tjerë dënohen me vdekje për lidhje me ISIS, dhe per vrasje të Koptëve Egjiptianë.

Një gjykatë egjiptiane të shtunën dënoi me vdekje shtatë vetë për anëtarësim në grupin e Shtetit Islamik dhe për vrasjen me prerje koke të 21 të krishterëve në Libi, ku vetem njeri prej tyre ishte Egjiptian, thanë zyrtarët gjyqësorë. ISIS në shkurt të vitit 2015 publiki në internet një video të tmerrshme ku në një plazh Libian disa anëtarë të ISIS U shfaqën duke u prere kokat disa personave, gje e cila shkaktoi dënim nga ndërkombëtarët dhe sulme ajrore egjiptiane kundër objektivave militante në shtetin fqinj arab. Nga shtatë të pandehur, tre u dënuan me vdekje në mungesë, thanë zyrtarët. Një numër i papërcaktuar i të dënuarve u akuzuan se kishin marrë pjesë në krim.
Dënimet me vdekje në Egjipt janë subjekt i shqyrtimit nga Myftiu i vendit si përkthyesi zyrtar i ligjit Islam, edhe pse aktgjykimi i tij nuk është ligjërisht i detyrueshëm.

Prokurorët akuzuan shtatë të dyshuar për anëtarësim në një qelizë të ISIS në Marsa Matruh, në veriperëndim të Egjiptit dhe për planifikim sulmesh pasi kishin marrë trajnime ushtarake në kampet militante në Libi dhe Siri.

Vendimet gjyqsore kundër 13 personave të tjerë për të njëjtin rast do të dalin më 25 nëntor.

Në muajin maj, Egjipti u pergjigj me sulme ajrore ndaj atyre që tha se ishin shenjestra militantësh në Libi pasi ISIS mori persiper një masakër kundra të krishterëve Koptë bërë në rrugë e sipër drejt një manastiri në jug të Kajros.

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi tha se kthimet e militanteve të ISIS nga Siria e shkatërruar prej luftës përbënte rrezik pasi nxisnin luftëtarët e atjeshëm për tu përpjekur të zhvendosen në Libi dhe Gadishullin Sinai të Egjiptit lindor.

Egjipti që prej rrëzimit të presidentit islamist Mohamed Morsi nga ushtria në vitin 2013 po lufton kundra një rebelimi të një dege të ISIS e vendosur në Veri të Sinait.

Qindra anëtarë të forcave të sigurisë Egjiptiane janë vrarë, ndërsa më shumë se 100 Koptë kanë vdekur nga shpërthimet e bombave në kisha që nga muaji dhjetor./ Gazeta Impakt

burimi:nation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne