Gjykata Evropiane: Fyerja ndaj Profetit Muhammed nuk mbulohet nga liria e shprehjes

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi se shprehjet e një personi nga Austria që përmbajnë fyerje ndaj Profetit Muhammed nuk mund të vlerësohen në kuadër të lirisë së mendimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të GJEDNJ-së, është vendosur unanimisht që shprehjet me përmbajtje fyese ndaj profetit Muhammed të 47-vjeçarit austriak në vitin 2009, nuk mund të vlerësohen në kuadër të lirisë së mendimit të Konventës për të drejtat e njeriut.
Në njoftim thuhet se gjykatat austriake kanë vendosur me arsye të duhura ndaj personit.
“Deklaratat kontradiktore të përdorura kanë tejkaluar kufijtë e diskutimit objektiv. Shprehjet e përdorura janë vlerësuar si një sulm që përmbajnë fyerje ndaj profetit Muhammed. Gjithashtu sulmet e tjera të tilla nxisin paragjykime dhe kërcënojnë lirinë e fetare në Austri”, thuhet në njoftim
– Gjykatat austriake kanë gjobitur personin
Personi 47 vjeçar i cili ka folur në një seminar me titull “Elementet themelore të Islamit” në vitin 2009 ka përdorur shprehje fyese ndaj profetit Muhammed, ndërsa gjykata lokale në vitin 2011 e dënoi me gjobë atë në vlerë prej 480 eurosh me arsyen se fyen mësimin fetar.
Austriaku e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë, por gjykata nuk e pranoi apelin e personit i cili kishte fyer profetin. Pas kësaj personi në fjalë rastin e transferoi në GJEDNJ.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne