Rajoni

Gjykata Supreme kërkon që Holanda të lirohet nga përgjegjësia për Srebrenicën

Gjykata Supreme e Holandës duhet të rrëzojë një vendim që e mban këtë vend pjesërisht përgjegjës për masakrimin e myslimanëve në Srebrenicë të Bosnjës, më 1995.

Kryeprokurori i Gjykatës Supreme, Paul Vlas, tha se një gjykatë holandeze e apelit, më 2017, ka marrë vendim “të pakuptueshëm” duke u mbështetur në konstatimin se paqeruajtësit holandezë nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i mbrojtur meshkujt që kanë kërkuar strehim në bazën e tyre.

Opinioni i prokurorit do të merret parasysh kur gjykata të marrë vendimin e saj përfundimtar, më 19 prill.

Në total, 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Vrasjet janë konsideruar si masakra më e keqe në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shumë nga viktimat kanë ikur në Srebrenicë – zonë e shpallur e sigurt nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara – porse trupat holandeze nuk kanë qenë në gjendje t’i mbrojnë.

Qeveria e Holandës ka dhënë dorëheqje në vitin 2002, pasi ka pranuar dështimin e saj për t’i mbrojtur viktimat, por ka thënë se paqeruajtësit kanë qenë në “mision të pamundur”.

Në vendimin fillestar në vitin 2014 është thënë se ushtarët holandezë duhet të dinin se meshkujt do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës nëse do të detyroheshin të largoheshin nga baza

OPINIONE