Bota

Gjykata turke sërish refuzon kërkesën për pastorin amerikan Brunson

Gjykata turke për të dytën herë refuzon kërkesën për heqjen e burgut shtëpiak dhe ndalesës së largimit nga vendi të pastorit amerikan, Andrew Craig Brunson, i cili ndodhet në paraburgim në Turqi.

Avokati i Brunson, Ismail Cem Halavurt, më herët ka apeluar vendimin për burgim shtëpiak dhe ndalesës për t’u larguar nga vendi të pastorit amerikan. Gjykata e Dytë e Krimeve të Rënda në Izmir ka marrë vendimin e njëzëshëm sipas të cilit Brunson i vazhdohet burgu shtëpiak dhe ndalesa për t’u larguar nga vendi.

Avokati i Burnson ka të drejtë ankese në instanca më të larta gjyqësore.

Andrew Craig Brunson u arrestua më 9 dhjetor të vitit 2016 dhe që atëherë ndodhet në paraburgim. Ai akuzohet për veprimtari dhe spiunazh në favor të organizatave terroriste PKK dhe FETO. Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata në Izmir më 18 korrik i caktoi masën e paraburgimit gjatë seancës gjyqësore, por, për shkak të problemeve shëndetësore, kjo masë iu zëvendësua me burgim shtëpiak.

Aktpadia e ngritur ndaj tij nga Prokuroria në Izmir, thekson se ai ishte në kontakt me anëtarët e organizatës terroriste FETO.

Burimi: AA