Gjykata vendos nesër për pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit, avokati: Prova se është 100% e ligjshme

U shty për nesër vendimi i Gjykatës së Apelit për fatin e pasurive te sekuestruara të biznesmenit Ylli Ndroqi. Avokati i tij Alban Qafa tha se ka prova voluminoze që vertetojnë se pasuria e Ndroqit është 100% e ligjshme. Për avokatin, Ylli Ndroqi nuk është arrestuar asnjëherë në Itali, pasi vendimi i gjykatës së Milanos i 2006 është shfuqizuar në vitin 2010.

“I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Është 100% pasuri e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta me prova jo e jo që nuk ka por as indicia që njeh ligji i antimafias Pjesa më e madhe e tyre janë të krijuara me financim nga bankat, aktiviteti tregtar, duke nisur nga Ora News i cili është 100% i blerë me bankë.

Kemi depozituar si kontratën e kreditimit nga banka si dhe suiftin, paratë siç kanë kaluar nga Raiffaisen kanë kaluar në llogarinë e shitëses së televizionit.

Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi, është aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996.

“Të gjitha aktivitetet tregtare dhe bizneset e tij janë kontrolluar nga tatimet ndër vite, dhe nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka rezultuar pa probleme. Ia demonstruam gjykatës të gjitha.” – u shpreh ai

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne