Gjysmë milion njerëz janë vrarë që nga pushtimi i Irakut nga SHBA

Është raportuar se pas pushtimit të Irakut nga forcat e koalicionit amerikan dhe britanik në 2003, rreth gjysmë milioni njerëz kanë humbur jetën deri më tani, në konfliktet dhe kaoset e shkaktuara në vend.

Paneli i organizuar nga Unioni i Gazetarëve Irakian në qytetin Kerkuk mbi temën “Roli i shtypit në drejtim të sigurimit të paqes sociale”, u përqendrua në konfliktin sektar dhe rolin e medias në vend në 15 vjet.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Irakut, të qytetit Kerkuk, Muhammed Dagistanli u shpreh se: “Rreth gjysmë milion njerëz vdiqën gjatë 15 viteve të fundit për shkak të luftës sektare në Irak.”

Duke kujtuar se konflikti i brendshëm që shpërtheu në vend filloi me pushtimin e Irakut nga SHBA-ja, Dagistanli tha se sipas shifrave zyrtare, deri më tani kanë humbur jetën 470 mijë njerëz.

Kryetarja e Komisionit të Kulturës për Bashkëjetes e Universitetit të Kerkekut, Selva Cercis theksoi rëndësinë e rolit të mediave në eliminimin e prishjes sociale të shkaktuar nga konflikti i brendshëm në vend, duke u shprehur se: “Roli i shtypit është i nevojshëm për të forcuar kulturën e bashkëjetesës në Irak.”

Cercis tha se edhe shprehjet e përdorura nga media dhe shtypi, ndikojnë në shoqëri dhe vuri në dukje se mediat irakiane për paqen sociale duhet të jenë të lira dhe të pavarura nga politika.

Burimi : Sputnik News / ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne