Rajoni

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgon ndihma për emigrantët në BeH

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgon ndihma për emigrantët që ndodhen në rajonin Bihaç në Bosnjë dhe Hercegovinë të cilët kanë braktisur vendet e tyre për të kaluar në Evropë.

Në depon logjistike për fatkeqësitë në rajonin perëndimor të Detit të Zi të Gjysmëhënës së Kuqe Turke janë afruar 5 maune të cilat janë ngarkuar me gjithsej 108 çadra, 3 mijë batanije, ushqime dhe veshje dimërore. Maunet janë nisur në orët e para të mëngjesit ku dhe janë përcjellë nga ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe, zyrtarë të depos logjistike dhe policia.

Hüseyin Tatar, specialist i Departamentit të Programeve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe përgjegjës për autokolonën e ndihmave të Bosnjës, në një deklaratë për AA tha se kanë ndërmarrë këtë nismë në kuadër të kërkesës së Kryqit të Kuq të Bosnjë dhe Hercegovinës për nevojat dimërore të emigrantëve të cilët kanë braktisur vendet e tyre për shkak të luftës dhe të cilët janë bllokuar në rajonin Bihaç.

“Emigrantët e bllokuar atje janë njerëz që janë nisur nga Iraku, Irani, Pakistani, Siria dhe Afganistani për të vazhduar një jetë më të mirë. Përjetojnë një problem të madh në kalimin e tyre për në Kroaci dhe janë të detyruar që dimrin ta kalojnë në këtë zonë. Ne si popull turk po zgjasim dorën e ndihmës që ata të mund të jetojnë në kushtet e vështira të dimrit. Të paktën tregojmë përpjekje që të sigurojmë strehimin e tyre”, tha Tatar./AA

OPINIONE