Në Fakultetin e Drejtësisë, ceremonia e diplomimit të vitit 2025 u kthye në një shfaqje ironie politike. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u shpall “ekselent” në Masterin Ekzekutiv Penal, duke marrë medaljen e artë të përkushtimit akademik, ndonëse i gjithë salla e dinte mirë se figurës së tij i mungon respekti real në politikë.
Mes të pranishmëve ishin Ulsi Manja dhe ministri aktual Besfort Lamallari, të cilët, edhe pse e kanë sulmuar shpesh Nano-n si “spiun” të shërbimeve të huaja, u detyruan të buzëqeshnin dhe të duartrokitnin përballë kamerave. Skena u ngjante më shumë një parade hipokrizie sesa një feste akademike, ku medalja u bë simbol i kontradiktës mes titujve formalë dhe realitetit politik që e përbuz.
Në vend të një triumfi të dijes, ceremonia u shndërrua në një teatër diplomash dhe duartrokitjesh të detyruara, ku protagonist nuk ishte studimi, por karriera e dyshimtë e një ish-shefi policie që tashmë rikthehet si “student ekselent”./gazetaimpakt
















