Google pushon 48 punonjës, 13 prej tyre drejtues të lartë

Google pushoi nga puna 48 punonjës në mesin e tyre 13 menaxherë të lartë pas akuzave për ngacmime seksuale.

Në një letër dërguar punonjësve, shefi ekzekutiv Sundar Pichai tha se gjiganti i teknologjisë do të ndiqte një linjë të ashpër ndaj kësaj sjelljeje.

Letra erdhi në përgjigje të një raporti të Nju Jork Times i cili thoshte se krijuesi i Android Andy Rubin kishte marrë 90 milionë dollarë për tu larguar nga kompani pas përballej me të njëjtat akuza.

Sam Singer dhe Andy Rubin u larguan nga Google në 2014-ën për të themeluar një inkubator teknologjik quajtur Playground.

Pichai mohoi që një punonjës i pushuar të ketë marrë para në këmbim.

Sipas raportit të Nju Jork Times dy ekzekutivë të lartë të Google kanë kërkuar dorëheqjen e Rubin pasi akuzat për ngacmim seksual të tij ishin provuar. /PCWorld Albanian

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne