“Google” vendos të ndryshojë motorin e kërkimit falë inteligjencës artificiale

Kompania ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës testimin e softuerit “BERT” (Bidirectional Encoder Representations from Transformers), i cili do të jetë në gjendje të analizojë një fjalë në lidhje me të gjitha fjalët e tjera të pranishme në një fjali, në mënyrë që të ketë një kuptim më të madh të kontekstit në të cilin shqipërohet.

“Në thelb, «BERT» do të interpretojë kërkimet e përdoruesve në një mënyrë më pak të mirëfilltë duke favorizuar kuptimin e përgjithshëm të një fjalie”, theksojnë zhvilluesit e softuerit.

Sistemi i ri fillimisht do të jetë i disponueshëm në anglisht dhe vetëm në SHBA.

“Ky është hapi më i madh në pesë vitet e fundit dhe një nga më historikët në fushën e kërkimit”, deklaroi në një postim Pandu Nayak, nënkryetar i “Google Search”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne