Grabitja me tritol, nga bankomati u morën rreth 5 milionë lekë

Rreth orës 2:24 të kësaj të premteje një shpërthim i fuqishëm tronditi qytezën e Urës Vajgurore. Për herë të parë në vend ishte sulmuar një bankë me lëndë shpërthyese. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit dhe autorët vendosën një sasi tritoli pranë bankomatit.

Nga shpërthimi u shënuan dëme të shumta materiale. Policia konfirmon se autorët, ende të paidentifikuar, arritën të merrnin një sasi parash që gjendeshin në bankomat. Burime nga grupi hetimor thanë se bëhet fjalë për rreth 5 milionë Lekë të vjetra. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar edhe nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë.

Grupi i hetuesve thotë se po punon për të identifikuar autorët e kësaj grabitjeje të rrallë. Ata kanë qenë më shumë se dy dhe të gjithë kanë vepruar të maskuar. Në analizë janë marrë kamerat e sigurisë së filialit të bankës, por edhe të disa bizneseve aty pranë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=xCTeOy721-s]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne