Behar Kaceli
“Panteoni Grek dhe Romak: Traditë Sabiinite dhe jo Politeiste”
Sabi-inët, të cilët nganjëherë shkruhen edhe Sabaeanë ose Sabeanë, janë një grup fetar i përmendur tre herë në Kuran (si: الصابئون al-Sbiʾun, dhe në burimet e mëvonshme الصابئة al-Sabiʾa), ku nënkuptohet se ata i përkisnin “Njerëzve të Librit” (ahl el-kitab).
Identiteti i tyre origjinal, i cili duket se është harruar që në një fazë të hershme, është quajtur një “problem i pazgjidhur historik”.
Studiuesit modernë i kanë identifikuar në mënyra të ndryshme si mandeanë, manikeistë, sabaeanë, elkasaitë, arkontikë, ḥunafaʾ (ose si një lloj gnostikësh ose si “sektarë”), ose si ndjekës të fesë yjore të Harranit.
Disa studiues besojnë se është e pamundur të përcaktohet me siguri identiteti i tyre i parë.
Zeusi mitologjik.
Zeusi, i quajtur “grumbulluesi i reve”, ishte perëndia i qiejve, i shiut, vetëtimave dhe bubullimave. Për të reflektuar këto fuqi, simbolet e Zeusit ishin rrufetë, që ia përgatisnin atij Ciklopët dhe mund të përdoreshin si armë të fuqishme.
Disa hadithe që janë transmetuar rreth bubullimës dhe vetëtimës.
Allahu i Lartësuar thotë:“Dhe bubullima e madhëron Atë me falënderim, dhe engjëjt nga frika e Tij” (Rra‘d: 13)
Ahmed ibn Hanbeli, Tirmidhiu (i cili e saktësoi), Nesaiu, Ibnul-Mundhir, Ibn Ebi Hatim, Ebu Shejkh në “El-‘Adhameh”, Ibn Merduej, Ebu Nuajm në “Ed-Dela’il”, dhe Ed-Dija’u në “El-Muhtarah”, transmetojnë nga Ibn Abbasi (r.a.) se: “Hebrenjtë erdhën te Profeti ﷺ dhe i thanë: Na trego ç’është kjo bubullimë? Ai tha: ‘Një engjëll nga engjëjt e Allahut, i ngarkuar me retë, në dorë ka një shkop zjarri, me të cilin i shtyn retë dhe i drejton aty ku e ka urdhëruar Allahu.’ Ata thanë: Po ky zë që dëgjojmë? Tha: “Ky është zëri i tij”. Thanë: “Ke thënë të vërtetën”.
Ibn Ebi Dunia në librin “El-Matar”, Ibn Xheriri, Ibnul-Mundhir dhe Bejhekiju në “Es-Sunen” transmetojnë nga Aliu (r. a.) se: “Bubullima është një engjëll, dhe vetëtima është goditja e reve me shkop hekuri.”
Ibnul-Mundhir dhe Ebu Shejkh transmetojnë nga Ibn Abbasi (r.a):“Bubullima është një engjëll që i shtyn retë me tesbih, ashtu siç shtyn shoqëruesi devetë me këngën e tij.”
Buhariu në “El-Edebul-Mufred”, Ibn Ebi Dunia në “El-Matar “dhe Ibn Xheriri transmetojnë nga Ibn Abbasi (r.a.)se, sa herë dëgjonte bubullimën, thoshte:“I Lartësuar është Ai që i madhërohet me tesbih”. Dhe thoshte:“Bubullima është një engjëll që thërret për shi, ashtu siç bariu u thërret deleve të tij.”
Ibn Xheriri dhe Ibn Merduej transmetojnë nga Ibn Abbasi r.a.: “Bubullima është një engjëll nga engjëjt, quhet ‘R‘ad’ (Bubullimë); ky është zëri që dëgjoni. Vetëtima është një kamxhik drite me të cilin engjëlli i drejton retë.”
Ebu Shejkh transmeton nga Ibn Amr se, kur u pyet për bubullimën, tha:“Allahu e ka ngarkuar atë me drejtimin e reve; kur Allahu dëshiron t’i çojë retë në një vend, ai merr urdhër dhe i shtyn. Kur retë shpërndahen, ai i mbledh me zërin e tij, ashtu siç secili prej jush mbledh devetë e veta.”
Ibn Merduej transmeton nga Xhabir ibn Abdullahu se Profeti ﷺ u pyet për prejardhjen e reve dhe tha:“Një engjëll është i ngarkuar me retë; ai mbledh skajet e tyre dhe afron pjesët e ngritura. Në dorë ka një shkop; kur e ngre shkreptin, kur u bërtet bubullin, dhe kur godet rrufetë bien.”
Ibn Ebi Dunia në “El-Matar” dhe Ebu Shejkh transmetojnë nga Ibn Abbasi:“Vetëtima është një engjëll që duket e zhduket me shpejtësi.”
Ibn Ebi Hatim dhe Ebu Shejkh transmetojnë nga Ka‘bi:“Vetëtima është duartrokitja e engjëllit të borës, sikur t’u shfaqej njerëzve të tokës, ata do të vdisnin nga tmerri.”
Ibn Merduej transmeton nga Amr ibn Nexhad el-Esh‘arij se Profeti ﷺ ka thënë:“Emri i reve tek Allahu është ‘el-‘Anan’. Bubullima është engjëll që i shtyn retë. Vetëtima është syri i një engjëlli që quhet Rufajl”./fb


















