Grenell: Nxitëm europianët të ndërmarrin hapa për heqjen e vizave për Kosovën

I dërguari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar pasi që 32 eurodeputetë kanë kërkuar nga kancelarja Merkel, që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë të presidencës gjermane të BE-së.

Grenell përmes një postimi në Twitter, e ka quajtur një lajm të mirë, sidomos për industrinë. Sipas tij fokusi i SHBA-ve për normalizimin ekonomik, ka nxitur dhe motivuar evropianët.

Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, shkruan Grenell./tpz

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1277995000303742982?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1277995000303742982%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tpz.al%2F2020%2F06%2F30%2Fgrenell-nxitem-europianet-te-ndermarrin-hapa-per-heqjen-e-vizave-per-kosoven%2F

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne