Greqia kërkon nga ShBA shtimin e prezencës ushtarake me tre baza të reja

Greqia i ka kërkuar zyrtarisht ShBA-së që të shtojë praninë ushtarake në vend përmes disa bazave të reja në Volos, Alexandroupoli dhe në Larisa. Kërkesa i është bërë sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos gjatë një vizite në Pentagon.

Është shumë e rëndësishme për Greqinë që ShBA të dislokojë asete ushtarake në Greqi në më shumë baza permanente jo vetëm në gjirin e Souda, por edhe në Larisa, Volos dhe Alexandroupoli, citon gazeta greke “Kathimerini” ministrin grek.

Po kështu sekretari amerikan i Mbrojtjes nuk ka premtuar gjë, por ka falënderuar Greqinë për mbështetjen e dhënë për bazën në Souda, si dhe për reagimet ndaj atyre që i quajti “aktivitete malinje ruse”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne