Greqia ndihmon emigrantët, lehtëson procedurat për nënshtetësine greke

Greqia përmison kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë, duke nxjerrë rregulla të reja që sipas ministrit të Brendshëm Panos Skurletis u japin mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë. “Duam me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit.Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre. Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë.Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin nënshtetësinë”, tha ministri i Brendshëm grek. Sipas Skurletis ndryshimi do të haset dhe në mënyrën e intervistimit të kandidatit. Do të jetë një procedurë e thjeshtuar, ku do të evidentohen personat që do të integrohen në shoqërinë greke. Ministri i Brendshëm tha se po bëhen ndryshimet e duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e nënshtetësisë tek: personat që kanë mbi 12 vite që qëndrojnë në Greqi, grupmoshat mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuar, pjesëtarët e komunitetit rom të lindur në Greqi. Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme greke, në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë. Statistikat tregojnë se 174.394 nënshtetësi janë dhënë në 2011-2017. 93 për qind e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne