Gruaja muslimane mbron familjen çifute që po abuzohej në metro

Një burrë hebre, familja e të cilit përjetoi abuzim verbal anti-semit në një metro të Londrës,  ka thënë se dëshiron të takojë gruan muslimane që u doli në mbrojtje.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tha se ka shumë dëshirë që ta takojë dhe ta falënderoj.

Ai dhe familja e tij po udhëtonin në metro në veri të Londrës kur një person iu afrua atyre dhe i pyeti nëse ishin çifutë. Pasi ata pohuan, ndaj tyre nisi abuzim verbal, duke u thënë se “hebrenjtë filluan tregtinë e skllevërve dhe ishin nga ‘sinagoga e Satanit’”.

Pasi gruaja me shami intervenon dhe konfrontohet me abuzuesin, ai largohet dhe situata qetësohet. Kjo bëri që burri çifut të kërkoj të ia shpreh në sy admirimin.

“Jemi jashtë mase mirënjohës ndaj zonjës muslimane, Esma, e cila ndërhyri. Duam ta takojmë dhe t’i themi faleminderit. Jemi të sigurt se po të mos ishte ajo, gjendja do të kalonte në dhunë fizike”.

Britania e Madhe, ashtu si një pjesë e mirë e Evropës, përballet me sulme me bazë fetare por ky është një rast i rrallë që viktimat e diskriminimit të ngrisin zërin për njëri-tjetrin në këso situatash të papritura./Mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne