Gruevski në Budapest shoqërohet edhe nga anëtarë tjerë të VMRO DPMNE-së!

Sot në mediat sociale ka qarkulluar një fotografi që tregon ish-kryeministrin Nikolla Gruevski duke shëtitur nëpër kryeqytetin hungarez. Por, bashkë me Gruevskin duket edhe një njeri i cili i ngjanë shumë Aleksandar Trajkovski, anëtar i VMRO-DPMNE-së, njërit prej të dyshuarve në rastin “Dhuna në komunën Qendër”.

Tani për tani, nuk ka informata kur është bërë fotografia e ish kryeministrit Gruevski.

Gruevski u largua nga Maqedonia për saktësisht një muaj dhe mori azil në Hungari. MPB ende nuk ka shpjeguar se si ish-kryeministri i dënuar me dy vjet burg është larguar nga vendi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne