Grupi i Këshilltarëve të LSI-së i jep “shpullën” e radhës Veliajt për Ditën e Verës

Me rastin e Ditës së Verës dhe urimin e festës për gjithë qytetarët, Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës nuk është përmbajtur në deklaratat e tij kundër Kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, për shtyrjen e kësaj feste për në datën 17 mars.

Sipas Grupit të Këshilltarëve të LSI-së, shtyrja e festës nga Veliaj është komplet absurde dhe në kundërshtim me ligjin. Ndër të tjera në deklaratën e saj Grupi i Këshilltarëve të LSI-së shprehet se:

“Qytetarët e Tiranës ishin sot dëshmitarë se asnjë pikë shiu nuk ra në qytetin tonë, dhe e vetmja arsye e vërtetë e shtyrjes absurde të festimeve, është paniku nga protesta e madhe e shqiptarëve në 16 Mars që do vërshojë si urugan i pakënaqësisë popullore në sheshet dhe rrugët e Tiranës.”

Sipas tyre, asnjë manovër politike nuk mund të ndalojë shpirtin e lirë të popullit t’i jap rëndësi zhvillimit të Kombit.

Deklarata e plotë:

Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës duke uruar sot të gjithë qytetarët për ditën e Verës për më shumë mbarësi, paqe dhe mirësi në jetën e tyre, shpreh reagimin e tij për shtyrjen e pakuptimtë dhe pa asnjë motiv real meteorologjik, të festimeve të kësaj dite nga ana e Kryetarit Erion Veliaj.

Por përveç se absurde, kjo shtyrje bie ndesh me Ligjin Nr. 7651 Neni 1 pika g, për festat dhe ditët përkujtimore, të cilat nuk mund ti ndryshojë askush.

Qytetarët e Tiranës ishin sot dëshmitarë se asnjë pikë shiu nuk ra në qytetin tonë, dhe e vetmja arsye e vërtetë e shtyrjes absurde te festimeve, është paniku nga protesta e madhe e shqiptarëve në 16 Mars që do vërshojë si urugan i pakënaqësisë popullore në sheshet dhe rrugët e Tiranës.

Historia e afërt dhe e largët e këtij qyteti, ka treguar se asnjë manovër politike, nuk mund të ndalojë shpirtin e lirë të popullit të Tiranës për ta vendosur kryeqytetin tonë në themel të çdo lëvizje për ndryshim dhe prosperioritet në momentet e zhvillimeve më historike të kombit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne