Rajoni

Grupimi ekstremist “Të fortët” protestojnë kundër dygjuhësisë në Maqedoni

“Të fortët”, grupimi që në maqedonisht është “Tvrdokorni” protestuan para Kuvendit në Shkup kundër ligjit për dygjuhësinë, atë që e quajnë shqiptarizimi i Maqedonisë. Ata akuzuan deputetët dhe përfaqësuesit e Qeverisë se me miratimin e ligjit po shesin Maqedoninë, emrin, identitetin dhe gjuhën. Gjatë protestës një pjesë e demonstruesve dogjën flamurin e Bashkimit Evropian.

“Armiqtë tanë të vërtetë qëndrojnë në godinën e Kuvendit dhe të qeverisë dhe tashmë me vite e shkatërrojnë popullin dhe shtetin tonë. Do të ecim në rrugën e drejtësisë me vëllezërit tanë maqedonas nga forcat e bashkuara dhe të gjithë të tjerët të cilët do të marrin pjesë në protestë me popullin maqedonas. Kjo është rruga e vetme e maqedonasve, nuk ka tjetër rrugë” tha një prej organizatorëve të protestës.

Edhe sikur gjithë pasurinë e vendit ta kem, nëse e humbas atdheun unë jam një asgjë. Një boshllëk pa emër dhe identitet. Çfarë të duhet atdheu kur s’din ta duash. 10:00-10:11 Lufta nuk bëhet vetëm me armë ,lufta bëhet edhe me marrëveshje dhe bisedime në tavolina apo në tryeza të rrumbullakëta ku tani po shitet Maqedonia”.

Ligji u miratua në kuvend por kthye nga presidenti Ivanov, që e konsideroi të panevojshëm dhe antikushtetues.

Përveç revoltës kundër gjuhës shqipe, protestuesit kanë firmosur edhe një peticionin kundër ndërrimit të emrit të Maqedonisë.