Gül: Së shpejti priten rezultatet e rastit Khashoggi

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulhamit Gül, tha se rasti i gazetarit saudit Jamal Khashoggi është duke u hetuar në tërësi dhe “rezultatet priten të dalin së shpejti”.

Duke folur në panelin editorial të AA-së në Ankara, Gül tha se prokurorët turq po hetojnë çështjen thellësisht.

Zyra e prokurorit të Stambollit do të zbulojë të vërtetën pas zhdukjes së Khashoggit, tha Gül, duke shtuar se “do të bëhet çfarëdo që kërkohet nga e drejta ndërkombëtare”.

Gazetari saudit Khashoggi është zhdukur pas hyrjes në ndërtesën e Konsullatës Saudite në Stamboll më 2 tetor, ndërsa ka shqetësime se ai mund të jetë vrarë brenda saj.

Të njëjtën ditë, 15 sauditë, duke përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me dy avionë dhe vizituan konsullatën në kohën kur Khashoggi ishte ende brenda, sipas burimeve të policisë turke. Të gjithë individët e identifikuar kanë lëshuar Turqinë.

Të mërkurën, njësitë e hetimit të skenës së krimit arritën në rezidencën e konsullit gjeneral në Stamboll Mohammad al-Otaibit. Al-Otaibi është larguar nga Turqia për në Riad të martën.

Zyrtarët e një ekipi të përbashkët turko-saudit përfunduan hetimin sot në orët e hershme në rezidencën zyrtare të konsullit saudit.

Ekipi turk përfundoi kërkimin e provave pas nëntë orëve punë dhe u largua, por u kthye në konsullatën saudite për të vazhduar kërkimet.

Vendimi për pastorin Brunson

Ministri Gül gjithashtu foli për pastorin amerikan Andrew Brunson.

“Gjyqësori turk nuk e ka marrë vendimin e tij nën asnjë ndikim, nën asnjë urdhër”, tha ai.

“Ky person nuk u lirua. Vendimi i gjykatës ishte dënim”, shtoi Gül.

Gül tha se kontrolli gjyqësor dhe ndalimin i udhëtimit ndaj Brunson u hoqën në përputhje me vendimin.

Brunson u arrestua në dhjetor të vitit 2016 dhe në Izmir të Turqisë, i akuzuar si anëtar organizatës terroriste FETO, grupi pas tentativës për grusht shteti atë vit.

Pasi u transferua në korrik të këtij viti nga burgu në arrest shtëpiak, Brunson të premten u dënua me vetëm tre vjet burg, por u lirua për shkak të kohës së kaluar dhe sjelljes së tij të mirë në paraburgim.

Akuzat kundër tij përfshinin spiunimin për organizatat terroriste FETO dhe PKK, grup i njohur si terrorist nga SHBA dhe BE dhe që është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave në Turqi, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne