Bota

Hamasi reagon ndaj vendimit të Brazilit për transferimin e ambasadës në Jerusalem

Hamasi reagoi ndaj planit të Kryetarit të ri të Shtetit të Brazilit, Jair Bolsonaro, për të transferuar ambasadën e vendit të tij nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Ebu Zuhri reagoi ndaj këtij plani me një deklaratë të bërë nga llogaria në median sociale Twitter.

“Refuzojmë vendimin e Kryetarit të zgjedhur të Shtetit të Brazilit për të transferuar ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem” shkruhet në deklaratë.

Ai theksoi se vendimi në fjalë është një hap armiqësor ndaj popullit palestinez, arab dhe botës islame dhe bëri thirrje për të hequr dorë nga ky plan.

Bolsonaro, në llogarinë e tij në median sociale shkroi: “Ashtu siç ishin shprehur edhe gjatë fushatës elektorale, planifikojmë që ambasadën braziliane në Tel-Aviv ta transferojmë në Jerusalem. Izraeli është një shtet sovran dhe ne e respektojmë këtë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në 6 dhjetor 2017 kishte deklaruar se e njeh Jerusalemin si “kryeqytetin e Izraelit” dhe kishte dhënë direktivën për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Pas deklaratës së Trumpit ambasada ishte inauguruar me ceremoni zyrtare në 14 maj në Jerusalem.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Paraguai dhe Guatemala e kishin transferuar ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem por qeveria e Paraguait në muajin shtator, duke bërë të ditur se “Dëshirojnë të kontribuojnë në fokusimin e përpjekjeve diplomatike rajonale për sigurimin e një paqeje të gjerë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme”, tha se do të transferojnë përsëri ambasadën e tyre në Tel-Aviv.

Burimi: Trt

OPINIONE