Kryetari i Zyrës Politike të Hamasit, Ismail Haniyye zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendësministrin e Jashtëm të Rusisë, Mikhail Bogdanov.
Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga zyra e Heniyye në Gazë, biseda u zhvillua me telefonatën që Haniyye i bëri Bogdanovit.
Në bisedë u trajtuan tema si greva e urisë së palestinezëve të burgosur në burgjet e Izraelit, marrëdhëniet dypalëshe, roli i Rusisë në memorandumin kombëtar ndërmjet grupeve palestineze dhe dokumenti politik i Hamasit i deklaruar ditë më parë.
Në bisedë Haniyye theksoi se populli palestinez ka të drejtën mbi tokat dhe atdheun e vet./ trt